Pas një episodi plotë dramë vjen promo e episodit 18 i serialit “Rrushe” - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

01/09/2021 18:43

Pas një episodi plotë dramë vjen promo e episodit 18 i serialit “Rrushe”

Rozë

Gazeta Express

01/09/2021 18:43

Episodi vijues i serialit “Rrushe” pritet të jetë i mbushur plotë me informacione të reja për protagonistët e ngjarjeve paraprake, e përcjellur edhe me vendime kritike nga ta.

Në episodin e kaluar Mentori në takimin e tij me Albanin dhe Milotin nuk duket se është i kënaqur, ndërsa Merita në takimin me drejtorin Hilmi Tuka. Që të dy ikin për në spital kur marrin vesh për situaten e Vesës, të shtrirë e që vjen e përkeqësohet edhe me shumë.

Lexo Edhe:

Familja Pirulli edhe në këtë episod do të përcjellen me telashe që po i ndjekin nga pas si hije, por se a do të ia dalin kësaj radhe me ndihmen e miqve dhe mbështetjes së njëri tjetrit, mbetet të shihet.

Këtë të diel do të shfaqet një episod premtues, i tetëmbëdhjeti me radhë i serialit Rrushe, që mund ta ndiqni nga ora 20:00 në T7 dhe në orën 21:00 e gjeni përherë në gjirafaVideo.com.

Promon e episodit të tetëmbëdhjetë të Rrushe mund të e shihni më poshtë.