Burrë e grua, të dy mbipeshë, tentuan për 7 vite për të lindur një fëmijë, por ishte e pamundur. Kështu ata vendosën për të humbur peshë dhe rezultatet e tyre ishin mahnitëse.
Raquel, i cili punon në një organizatë jofitimprurëse, tha: Ne kishim provuar për shtatë vjet dhe filluam të humbnim shpresat. Unë nuk i kisha parë kurrë dy vija në një test shtatzënie. Direkt sa u bëmë të shëndetshëm e arritëm këtë. Të bëhesh nënë ia vlen çdo sakrificë që bën për të humbur peshë, çdo kalori e djegur, çdo moment i djersitur në palestër etj.
Mjeku i Dustinit e kishte paralajmëruar atë se nëse nuk do zbriste në peshë, kishte gjasa të vdiste brenda 6 muajve.
“Nëse gjërat nuk do kishin ndryshuar dhe nuk do bija nga pesha, unë nuk do isha këtu pas 6 muajsh. E kisha shumë të vështirë të merrja frymë në mes të natës dhe s’mund të lidhja as këpucët e mia”, është shprehur ai.
Dustin iu nënshtrua procedurës ku një kirurg krijoi një qese të vogël në stomak për të kufizuar sasinë e ushqimit.
Ai gjithashtu rishikoi në mënyrë drastike dietën e tij, duke shmangur ushqimin e shpejtë dhe në vend të kësaj duke ngrënë vakte me mish pule, peshk ose ushqim deti, fruta dhe perime.



Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...