Pas lirimit të Nuredin Lushtakut, reagon Sindikata e Policisë: Organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit - Gazeta Express
string(106) "pas-lirimit-te-nuredin-lushtakut-reagon-sindikata-e-policise-organet-e-drejtesise-te-veprojne-sipas-ligjit"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2022 15:35

Pas lirimit të Nuredin Lushtakut, reagon Sindikata e Policisë: Organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit

Lajme

Gazeta Express

03/07/2022 15:35

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pasi dyshohet se dy zyrtarë të këtij organi të rendit u sulmuan në mesnatë në Skënderaj, raporton Gazeta Express.

Kjo sindikatë u shpreh e shqetësuar me këtë rast, ku u plagos njëri prej policëve.

Lexo Edhe:

“Reagim! Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me qërast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit!”, thuhet në reagim.

Sindikata e Policisë thotë se janë duke e përcjellur “me vëmendje situatën e krijuar” dhe se do të reagojnë “konform informatave që do t’i sigurojmë”.

Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!”, thuhet në reagim.

Ish-nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku, dyshohet se është përfshirë në këtë që sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Dy policët u dërguan për trajtim në QKUK, ndërsa Lushtaku për rastin u deklarua nga stacioni policor. I mohoi akuzat për plagosje, por foli për një përleshje, duke konfirmuar se me të ishin edhe vëllezërit dhe djemtë e tij.

Lushtaku më pas është liruar. Këtë e konfirmoi avokati i tij, Artan Qerkini.