Pas “kërcënimit” ndaj Ganiut, Anita ia rikujton Miss Rose-s se “në BBVK është e vetme, pa burrë” - Gazeta Express
string(90) "pas-kercenimit-ndaj-ganiut-anita-ia-rikujton-miss-rose-s-se-ne-bbvk-eshte-e-vetme-pa-burre"

TV/Film

Gazeta Express

15/12/2023 23:13

Pas “kërcënimit” ndaj Ganiut, Anita ia rikujton Miss Rose-s se “në BBVK është e vetme, pa burrë”

TV/Film

Gazeta Express

15/12/2023 23:13

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material dedikuar momenteve më të veçanta dhe më voluminoze nga darka e të nominuarve.

Një prej skenave, përfshin përplasjen mes Ganiut dhe Miss Rose.

“Ti që e luan moralisten, kam qenë në ndejat e tua, e di se je e alkoolizuar”, i ka thënë Ganiu asaj, derisa Miss Rose u tregua e ashpër duke ia kthyer – “Për këtë që sapo the, jashtë të pres unë bashkë me burrin tim”.

Lidhur me këtë, Haradinaj ia rikujtoi Miss Rose-s se në BBVK është pa burrë.

“Nuk ka qenë e nevojshme ta fusësh dhe ta përdorësh një person nga jashtë, që ndoshta është njeriu më i afërt i joti, por në këtë lojë ti je vetëm”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement