Pas Erjon Kastratit, skuadra nga Suhareka ka “goditur” prapë duke e angazhuar përfaqësuesin kosovar, Gëzim Morina
Ylli po mbushet me yje.
Pas Erjon Kastratit, skuadra nga Suhareka i ka siguruar shërbimet e një tjetër përfaqësuesi kosovar.
Në fakt, Golden Eagle Ylli ka njoftuar sot se e ka transferuar basketbollistin e njohur, Gëzim Morina, shkruan Gazeta Express.
28 vjeçari pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në basketbollin slloven.
Së fundmi ai ka qenë pjesë e skuadrës Helios Suns, ndërsa më herët kishte luajtur shkurt tek Sigal Prishtina.
Pa dyshim, me Morinën dhe Kastratin në ekip, Ylli pritet të shndrisë në pjesën e dytë të kampionatit.
Kjo skuadër synon ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës, por edhe Kupën. /Gazeta Express/