Pas futbollit, Petr Cech po shkëlqen në sportin e hokejit në akull - Gazeta Express
string(65) "pas-futbollit-petr-cech-po-shkelqen-ne-sportin-e-hokejit-ne-akull"

Pas futbollit, Petr Cech po shkëlqen në sportin e hokejit në akull

Sporte tjera

Gazeta Express

07/11/2022 10:02

Petr Cech njihet si njëri prej portierëve më të mirë të futbollit në dy dekadat e fundit.

E pasi e mbylli me futbollin, ish-portieri çek e nisi një eksperiencë të re në sportin e hokejit në akull.

Lexo Edhe:

40 vjeçari së fundmi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin Chelmsford Chieftains, ndërsa e ndihmoi këtë skuadër ta regjistrojë fitoren e parë sezonale, shkruan “Gazeta Express”.

“Jam i ngazëllyer për këtë sfidë të re me Chieftains dhe mezi pres ta ndihmoj ekipin që t’i arrijë objektivat e sezonit”, ka thënë Cech.

Madje, Cech u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, në duel me Oxfort City Start të dielën.

Chierfains fitoi 6-4, ndërsa Cech bëri pritje të jashtëzakonshme për ta ndihmuar ekipin e tij, derisa në fanellë e mbante numrin 39.

Essex bëjnë pjesë në ligën NIHL Division One South në Angli.

Cech është transferuar në një ekip që është i nivelit më të lartë sesa Guildford Phoenix, ish-ekipi i tij në hokejin në akull.

Me këtë skuadër, ai i kishte bërë 20 paraqitje për tri vjet, duke e ndihmuar që t’i fitojë tre trofe para se të largohej gjatë verës, shkruan “Gazeta Express”.

Cech kishte luajtur për ekipin e të rinjve në hokej para se të bëhej portier i futbollit.

Ai ishte këshilltar teknik i Chelseat ndërkohë, pa e marrë në dorë klubin pronari i ri, Todd Boehly. /Gazeta Express/