Arsenali regjistroi sonte fitoren e gjashtë rresht në Premierligë, për të mbajtur hapin me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, në garën e tyre për titullin e kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi me rezultatin 4:1 ndaj Newcastle United, shkruan Gazeta Express.
“Topçinjtë” pas kësaj fitore vendosën edhe një rekord të ri.
Faqja e specializuar e statistikave, “Opta” bëri të ditur se Arsenali është bërë skuadra e parë në historinë e Premierligës që shënon dy ose më shumë gola në shtatë pjesë-lojë radhazi.
7 – @Arsenal have become the first team in Premier League history to score 2+ goals in seven consecutive halves of football. Unstoppable. #ARSNEW
— OptaJoe (@OptaJoe) February 24, 2024
/Gazeta Express/