Fitore bindëse e Arsenalit ndaj Newcastle United - Gazeta Express
string(48) "fitore-bindese-e-arsenalit-ndaj-newcastle-united"

Fitore bindëse e Arsenalit ndaj Newcastle United

Sport

Gazeta Express

24/02/2024 22:56

Arsenali ka regjistruar fitore shumë më të lehtë seç pritej ndaj Newcastle United, në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.

Përballja e luajtur në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultatin 4:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për londinezët ishte kjo fitorja e gjashtë rresht në elitën e futbollit anglez.

Sven Botman (18′ autogol), Kai Havertz (24′), Bukayo Saka (65′) dhe Jakub Kiwior (69′) shënuan golat e fitores për “Topçinjtë”.

Për mysafirët golin e vetëm e realizoi Joe ëillock (84′).

Arsenali pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë, me një pikë më pak se Manchester City dhe dy më pak se lideri, Liverpooli.

Newcastle United mbetet në kuotën e 37 pikëve në pozitën e tetë. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore