Pas ''divorcit'' me LSI, ku do ta shohim Luan Ramën te Ora News apo A2 CNN ? - Gazeta Express
string(69) "pas-divorcit-me-lsi-ku-do-ta-shohim-luan-ramen-te-ora-news-apo-a2-cnn"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2021 10:09

Pas ”divorcit” me LSI, ku do ta shohim Luan Ramën te Ora News apo A2 CNN ?

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2021 10:09

Pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zëvendëskryetari i kësaj partie Luan Rama, deklaroi përpara disa ditësh në një intervistë për mediat, se ka paraqitur një projekt në disa subjekte mediatike dhe është në diskutim me to, mbi mundësinë që t’i kthehet profesionit të gazetarit.

Edhe pse Luan Rama nuk e zbuloi se ku e ka paraqitur projektin e tij, me sa duket nje nga mediat ku ish-drejtuesi i lartë i LSI-së, ka paraqitur projektin e tij, ështē edhe Televizioni Ora. Ai është parë sot në shoqërinë e pronarit të këtij televizioni Ylli Ndroqi, siç duket edhe në foto.

Po sot, Luan Rama është parë të futet edhe në mjediset e pallatit Coin, ku gjithashtu gjendet edhe redaksia e televizionit A2CNN. Nisja e sezonit të ri parlamentar që e gjen ish deputetin e LSI-së në dy legjislatura jashtë parlamentit, me sa duket do të na japë mundësinë ta shohim atë në ndonjë nga ekranet e televizioneve.

Luan Rama në fillimet e karrierës, ka qenë gazetar për shumë vite dhe edhe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

Ylli Ndroqi dhe Laun Rama

Advertisement
Advertisement
Advertisement