Parashikimi i motit, zbuloni si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës - Gazeta Express
string(72) "parashikimi-i-motit-zbuloni-si-do-te-ndryshojne-temperaturat-gjate-dites"

Parashikimi i motit, zbuloni si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2021 8:12

Sipas MeteoAlb moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites.

Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit.

Lexo Edhe:

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante në vlerat maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -12°C deri në 6°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë vendin deri në mesditë, kur kthjellimet bëhen mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Paraditja paraqitet e kthjellët por e ftohtë, por mesdita dhe pasditja sjellë kalime vranësirash.

 Rajoni dhe Evropa

Brigjet e Detit të Zi, Evropa qendror dhe ajo veriore mbeten me vranësira, dhe reshje shiu e dëbore.

Por ndryshe paraqitet situata për Rajonin e Mesdheut dhe Evropën Lindore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do jenë dominuese.