Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot, pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.
Në njoftim, thuhet edhe se, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu që pritet të shoqërohen me shkarkim rrufesh.
‘’E mërkurë (01.07.2026)
Mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.
🌡️ Temperaturat minimale: 15–18°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 30–34°C
💨 Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s’’, thuhet në njoftim.