Parashikimi i motit për të premten - Gazeta Express
string(37) "parashikimi-i-motit-per-te-premten-29"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 22:18

Parashikimi i motit për të premten

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 22:18

Të premten parashikohet depërtimi i një sistemi frontal nga perëndimi drejt lindjes gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, me ç’rast priten reshje shiu, lokalisht në formë rrebeshe. Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me kthjellime, ndërsa në disa zona reshjet e shiut do të vazhdojnë. Në zonat malore priten reshje bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h. Në mbrëmje, si pasojë e ardhjes së masave të ftohta, era do të zhvendoset nga drejtimi i veriut.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C. /MeteoKosova/

Advertisement
Advertisement
Advertisement