Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një lidhje direkte në ”Click” të RTV21 nga SHBA-të ka sqaruar rolin dhe zotimin e Kosovës në Bordin e Paqes, lidhur me mundësinë e dërgimit të trupave të Kosovës në misione ndërkombëtare, përfshirë diskutimet mbi Gazën.
“Sot zotimi ishte politik. Dokumenti që kemi nënshkruar reflekton interesin e shteteve anëtare për të kontribuar, ndërsa interesi nga Kosova është prezantuar zyrtarisht që në dhjetor të vitit të kaluar në Doha, ku me pëlqimin tonë, Komandanti i FSK-së e ka përfaqësuar Kosovën. FSK-ja ka treguar në cilat sektorë mund të marrë pjesë në fazën e parë dhe fazën e dytë, kur situata është më e sigurt. Të gjitha këto janë dokumentuar dhe janë dërguar me shkrim nga ana e FSK-së tek unë”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se ky zotim përbën një shans të jashtëzakonshëm për FSK-në, duke e pozicionuar Kosovën pranë aleatit strategjik për misione paqeruajtëse dhe duke fuqizuar synimin e saj për anëtarësim në NATO. “Sot është dhënë vetëm zotimi politik, që tregon qëllimin tonë për t’u bashkuar”, shtoi Osmani.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...