Nostradamusi tashmë ka epitetin e njërit prej parashikuesve më të mëdhenj në botë me të paktën tri parashikime që tashmë janë të vërteta. Çfarë ka thënë mistiku francez për atë që na pret 2021?
Nostradamus (1503 – 1566) është një astrolog dhe mistik, shkrimet kriptike te të cilit kanë fascionuar teoricienët konspirativ për dekada.
Nostradamusi ka shkruar me qindra profeci për të ardhmen në librin e tij më 1555, “Les Propheties”, për të cilat besohet se deri me tani ka arritur ta parashikoi saktë vrasjen e John F Kennedy (president i Amerikës) më 1963 si dhe Zjarrin e Madh në Londër më 1666. Parashikimet e astrologut të famshëm janë bërë në poema katër vargje që janë ndarë në 10 kapituj të quajtura “Shekujt”, transmeton GazetaExpress.
Vargjet e Nostradamusit rrallë përdorin emra vendesh specifik, data apo lokacione.
Shumë persona që merren me teoritë konspirative besojnë se në faqet e Les Propheties ka të dhëna për të ardhmen, përfshirë parashikimin e këtij viti, 2021.
“Keni menduar që viti 2020 ishte i keq? Nostradamusi thotë se 2021-ta do të jetë edhe më i keq”, ka shkruar një përdorues në Twitter.
“Parashikimet e Nostradamusit për 2021 me bëjnë që të dëshiroj të rri ende në vitin 2020”, ka thënë një tjetër.
Por, a ka bërë Nostradamusi ndonjë parashikim për 2021?
Ka shumë parashikime të Nostradamusit për të cilat njerëzit besojnë që do të zbulohen.
Për shembull, është thënë që Nostradamusi na ka tërhequr neve vërejtjen për Luftën e Tretë Botërore.
Edhe pse nuk e ka përmendur 2021-ën, Nostradamusi ka disa referenca të paqarta për një konflikt në mes të Perëndimit dhe Lindjes, transmeton GazetaExpress.
Në Shekullin 8, vargun e 59-të ai shkruan:
“Dy herë të vendosur dhe dy herë të tërhequr,
Lindja do ta dobësojë Perëndimin
Kundërshtari kryesor do të shfaqet pas disa betejash
I ndjekur nga Deti që do të dështojë kur është nevoja”.
Në Shekullin 9, vargjet 95, Nostradamusi po ashtu ka parashikuar ngritjen e super-ushtarëve dhe ushtrive që janë sot.
“Të sapobërë e të rinj do ta udhëheqin ushtrinë,
Pothuajse të armatosur deri në fyt;
Të ndihmuar nga një elitë Milanais,
Duka u privuar në kafazin e hekurit në Milano”.
Fatkeqësisht nuk ka ndonjë provë të saktë që Nostradamusi ka parashikuar në shkrimet e tij të ardhmen ashtu siç thuhet.
Sipas skeptikëve, siç është Brian Dunning, një shkrimtari dhe shkencëtar që udhëheq emisionin Skeptoid, askush nuk e përdorë ndonjë profeci të Nostradamusit për ta parashikuar të ardhmen.
Në vend të kësaj, ai shkruan për ngjarjet që kanë ndodhur. “Shkrimet e Nostradamusit shfrytëzohen për të krijuar teori false. Përkthime të paqarta dhe të gabuara, synojnë që interpretimet “krijuese” me llogari fiktive dhe kode jo ekzistence që janë në vargjet e tij, t’i interpretojnë totalisht gabimisht, krejtësisht e kundërta nga ajo që ka shkruar Nostradamus”, thotë Dunning. /GazetaExpress/