Paraqitje e fortë, por Guild Eagles mposhten në finale - Gazeta Express
string(53) "paraqitje-e-forte-por-guild-eagles-mposhten-ne-finale"

eSPORTS

Gazeta Express

25/01/2024 22:46

Paraqitje e fortë, por Guild Eagles mposhten në finale

eSPORTS

Gazeta Express

25/01/2024 22:46

Guild Eagles nuk kanë arritur ta plotësojnë ëndrrën e madhe, kualifikimin për herë të parë në ligën më të fortë në botë, ESL Pro League.

Ekipi kosovar pësoi në finale 2:0 nga ekipi hungarez, Pera, shkruan Gazeta Express.

Në “Mirage”, Pera triumfoi 13:11 duke marrë avantazhin e parë.

E në “Ancient” u zhvillua një derbi i madh me katër vazhdime, e që në fund Pera triumfoi 25:23.

Kësisoj, ekipi hungarez kualifikohet në ESL Pro League, kurse shqiponjat tona do të presin turnetë e radhës.