Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit Christopher Landau.
Vuçiq ka thënë se kanë biseduar për raportet bilaterale, energjinë, stabilitetin rajonal dhe rrethanat aktuale gjeopolitike.
“Diskutuam forcimin e sigurisë energjetike dhe stabilitetin e furnizimit, si dhe sfidat në sektorin e energjisë, përfshirë funksionimin e Industrisë Serbe të Naftës, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe parashikueshmërisë së tregut”, ka shkruar Vucic.
Ai ka treguar se kanë folur edhe për zhvillimet në rajon dhe ato globale.
“Thashë se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është një nga imperativët për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mjedisit më të gjerë ndërkombëtar”, ka shkruar Vucic.
Presidenti serb, Aleksander Vucic, hiç më larg se dje, pas takimit që ka pasur me liderët e “Republika Srpskas” ka folur për synimet e Serbisë për armatosje, meqë sipas tij situata e sigurisë ka ndërruar pas marrëveshjes Kroaci-Shqipëri-Kosovë.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...