Papa thirrje SHBA-së e Iranit të rikthehen në negociata, derisa zbulon se mban një foto të një fëmije mysliman që u vra në Liban - Gazeta Express
string(127) "papa-thirrje-shba-se-e-iranit-te-rikthehen-ne-negociata-derisa-zbulon-se-mban-nje-foto-te-nje-femije-mysliman-qe-u-vra-ne-liban"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 10:10

Papa thirrje SHBA-së e Iranit të rikthehen në negociata, derisa zbulon se mban një foto të një fëmije mysliman që u vra në Liban

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 10:10

Papa Leo XIV ka bërë thirrje që SHBA-ja dhe Irani të vazhdojnë bisedimet për paqe me qëllim përfundimin e luftës, duke thënë se konflikti ka lënë “një popullsi të tërë në Iran me njerëz të pafajshëm që po vuajnë”.

Komentet e tij vijnë pas një përplasjeje të bujshme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili sulmoi Papën, një kritik i hapur i operacionit ushtarak SHBA-Izrael në Iran, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Do të inkurajoja vazhdimin e dialogut për paqe, që të gjitha palët të bëjnë çdo përpjekje për të promovuar paqen, për të larguar kërcënimin e luftës dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare”, tha ai gjatë një fluturimi në kthim drejt Romës pas një vizite në katër vende afrikane.

“Si pastor, nuk mund të jem në favor të luftës dhe do të doja të inkurajoja të gjithë të bëjnë përpjekje për të gjetur përgjigje që burojnë nga një kulturë paqeje, jo nga urrejtja dhe përçarja”.

Ai gjithashtu zbuloi se mban me vete një fotografi të një fëmije mysliman në Liban, i cili ishte fotografuar duke mbajtur një pankartë “Mirë se vjen Papa Leo” gjatë vizitës së tij në vend vitin e kaluar.

“Në këtë fazë të fundit të luftës ai u vra”, tha Papa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement