Panucci: Pasuria më e madhe është shëndeti - Gazeta Express
string(41) "panucci-pasuria-me-e-madhe-eshte-shendeti"

Panucci: Pasuria më e madhe është shëndeti

Gazeta Express

07/04/2020 12:53

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, beson se është ende shumë herët për të rinisur kampionati në Serie A, pasi që ka theksuar se pasuria më e madhe në botë është jeta dhe shëndeti.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që pothuajse të gjitha kampionatet në botë të pezullohen dhe futbollistët të detyrohen të stërviten vetëm nëpër shtëpitë e tyre, pasi që ata janë udhëzuar të vetizolohen dhe seancat stërvitore në klube janë anuluar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ende nuk dihet se kur do të ketë mundësi të kthehet futbolli në fushën e blertë, mirëpo klubet në Serie A po tentojnë ta gjejnë një mënyrë për ta rinisur sezonin sa më shpejt. Por, Panucci u ka dal në mbrojtje autoriteteve qeveritare.

“Kjo është pjesë e Italisë. Klubet mund të thotë çfarëdo që të duan, por në fund vendos qeveria”, ka thënë Panucci.

“Rinisja e kampionatit pa qenë 100 për qind të sigurt do ta komplikojë edhe më shumë situatën. Unë e kuptoj se ka shumë interesa, por duhet të kuptohet se pasuria më e madhe është jeta dhe shëndeti”.

Ish-futbollisti legjendar i Romës ishte pensionuar nga karriera e tij në gusht të vitit 2010. Ai vendosi të bëhet trajner më vonë dhe e mori drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë pas largimit të Gianni de Biasit, mirëpo ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga FSHF-ja në mars të vitit 2019. /Gazeta Express/