Paneli Vlerësues i KPK-së dërgon për konfirmim pesë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit - Gazeta Express
string(101) "paneli-vleresues-i-kpk-se-dergon-per-konfirmim-pese-kandidate-per-poziten-e-kryeprokurorit-te-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 11:50

Paneli Vlerësues i KPK-së dërgon për konfirmim pesë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 11:50

Pas mbajtjes së takimit, Paneli Vlerësues ka dërguar për konfirmim në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) emrat e pesë kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Pesë kandidatët janë:

Atdhe Dema – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,

Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Paneli Vlerësues ka këtë përbërje: Arian Gashi- kryesues, dhe anëtarët Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami-Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement