Panathinaikos është skuadra e parë e cila ka prekur finalen e Euroligës.
Ekipi grek arriti të triumfojë përballë Fenerbahçen me rezultat 73:57 në gjysmëfinale e zhvilluar sonte në Berlin.
Grekët ishin skuadër shumë më e mirë në tre çerek të lojës, krejt cka arritën turqit ishte fitimi i çerekut të dytë me shtatë pikë avantazh.
Fitoren Panathinaikos e siguroi falë një super çereku të katërt, të cilin e mbylli me 10 pikë avantazh.
Më i miri në radhët e Panathinaikos ishte Lessort, i cili realizoi “double-double” prej 17 pikësh dhe 10 kërcimesh.
Ai u ndihmua nga Nunn, i cili ka shënuar 14 pikë, aq sa edhe lojtari më i mirë i Fenerbahçes sonte, Hayes.