Pamje: Usman e mbron titullin kundër Masvidal me paraqitje fantastike në ishullin e luftimit - Gazeta Express
string(91) "pamje-usman-e-mbron-titullin-kunder-masvidal-me-paraqitje-fantastike-ne-ishullin-e-luftimit"

Gazeta Express

12/07/2020 10:51

Pamje: Usman e mbron titullin kundër Masvidal me paraqitje fantastike në ishullin e luftimit

Gazeta Express

12/07/2020 10:51

Kampioni i peshave të mesme në UFC, Kamaru Usman e ka mbrojtur titullin pas fitores me vendim unanim kundër Jorge Masvidal në meçin që u zhvillua në të ashtuquajturin “Ishulli i luftimit” në Abu Dhabi.

Ishulli Yas i Emirateve të Bashkuar është ndërruar në ishull të luftimit për luftëtarët e UFC-së, një rajon i mbyllur ku do të mbahen katër ngjarje të UFC-së gjatë muajit korrik, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në ngjarjen e parë nga katër sosh, nigeriani Usman e mbrojti me sukses titullin pas një paraqitje fantastike në një meç pesë rundesh dërrmues, të cilën gjyqtarët e vlerësuan me rezultat 50-45, 50-45, 49-46.

Masvidal, i cili pati vetëm gjashtë ditë kohë për t’u përgatitur për këtë meç, pasi braziliani Gilbert Burns doli pozitiv me koronavirus dhe ai e zuri vendin e tij, nuk pati përgjigje ndaj taktikave prej mundësi të Usmanit.

Me këtë fitore, Usman e përmirësoi rekordin e vet prej 17 fitoreve dhe 1 humbjeje, si dhe e zgjati ecurinë e fitoreve në 16 sosh në UFC.

/Gazeta Express/