Pamje: Tevez me supergol ia fiton titullin Boca Juniorsit - Gazeta Express
string(56) "pamje-tevez-me-supergol-ia-fiton-titullin-boca-juniorsit"

Gazeta Express

08/03/2020 9:02

Pamje: Tevez me supergol ia fiton titullin Boca Juniorsit

Gazeta Express

08/03/2020 9:02

Carlos Tevez i ka ndihmuar Boca Juniorsi ta fitojë titullin në Primera Division në Argjentinë, duke e shënuar golin e triumfit drithërues 1:0 ndaj Gimnasia y Esgrima La Plata të shtunën në mbrëmje.

Goli i Tevezit nga 18 metra në minutën e 72-të në La Bombonera ia siguroi Bocas fitoren e ngushtë ndaj GImnasias së Diego Maradonas, raporton Gazeta Express.

Këto tri pikë nënkuptojnë se Boca e mbyll sezonin në vendin e parë në renditjen tabelore, me vetëm një pikë më shumë se River Plate, klubi rival i cili u ndal me barazim 1:1 nga Atletico Tucuman.

Ky është titulli numër 34 për Bocan, vetëm dy më pak se rekordi prej 36 titujsh që mbahet nga River Plate./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement