Pamje: Teixeira e detyron Santosin të dorëzohet në meçin dërrmues në UFC - Gazeta Express
string(71) "pamje-teixeira-e-detyron-santosin-te-dorezohet-ne-mecin-derrmues-ne-ufc"

Gazeta Express

08/11/2020 11:19

Pamje: Teixeira e detyron Santosin të dorëzohet në meçin dërrmues në UFC

Gazeta Express

08/11/2020 11:19

Luftëtari veteran në kategorinë gjysmë të rëndë, Glover Teixeira, e ka mposhtur Thiago Santosin në eventin kryesor në UFC 13 të shtunën në Las Vegas.

Braziliani 41-vjeçar e detyroi Santosin të dorëzohet duke e mbërthyer për fyti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vetëm pak çaste para se ta mbërthente për fyti, Teixeira u hodh në tapet nga një goditje dërrmuese me të majtën e 36-vjeçarit.

Santos e tronditi bashkatdhetarin e vet veteran edhe në rundin e parë, por asnjëherë nuk qe në gjendje t’ia japë goditjen përfundimtare në këtë meç.

Teixeira nuk ka luftuar për titull që gjashtë vjet, por ai i është përgjëruar presidentit të UFC-së, Dana White, t’ia japë një mundësi të fundit.

Duke folur pas meçit, Teixeira tha: “Dana White, ma jep mundësinë për titull. Unë jam i vjetër. Jam këtu. Ju duhet të ma jepni një mundësi. Sidoqoftë jam shumë i lumtur që jam këtu”.  /Gazeta Express/

Full Fights HD: Santos vs. Teixeira 11/7/2020, Thiago Santos vs. Glover Teixeira 7 Nov 2020

UFC Fight Night Vegas 13 Thiago Santos vs. Glover Teixeira Tanner Boser vs. Andrei Arlovski Raoni Barcelos -360 vs. Khalid Taha +280 – Bantamweight Brendan A…