Fotografi Arben Llapashtica ka publikuar një video të aeroplanit gjerman ushtarak që për orë të tëra nuk arriti të aterojë në Prishtinë. Atij iu desh të aterojë në Shkup.
“Shume scary qe sa kohe eshte tu ba xhiro ky aeroplan mbi Prishtine. Pse si thot kulla atero ne Shkup se so reni mu largu mjegulla”, ka shkruar Llapashtica.
Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror tha për Gazetën Express se aeroplani nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët.
“Në rastin konkret, fluturakja në fjalë nuk ka qenë e certifikuar për operime në CAT III B, dhe për pasojë nuk ka përmbushur kërkesat teknike për të realizuar aterrim në kushte të dukshmërisë së ulët, ndonëse aeroporti i Prishtinës e ka pasur kapacitetin teknik për ta mundësuar atë. Fluturakës në fjalë sipas kërkesave të ekupiazhit të saj, i janë dashur minimum 550 metra dukshmëri për aterrim, kushte të cilat aktualisht nuk mbizotrojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Prandaj, pamundësia për aterrim nuk ka qenë si pasojë e kufizimeve të aeroportit, por për shkak të mungesës së certifikimit të nevojshëm nga ana e operatorit ajror për procedura CAT III B”, tha Ujkani në një përgjigje për Express.
Ujkani shtoi se fluturimet tjera po zhvillohen normalisht. /GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...