Me orë të tëra në ajër, aeroplani gjerman ushtarak pa personel adekuat nuk ateron në Prishtinë, por në Shkup - Gazeta Express
string(106) "me-ore-te-tera-ne-ajer-aeroplani-gjerman-ushtarak-pa-personel-adekuat-nuk-ateron-ne-prishtine-por-ne-shkup"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 16:13

Me orë të tëra në ajër, aeroplani gjerman ushtarak pa personel adekuat nuk ateron në Prishtinë, por në Shkup

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 16:13

Një aeroplan gjerman ushtarak nuk ka arritur të aterojë sot në Prishtinë. Kësisoj ai është detyruar të aterojë në Shkup.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët.

“Në rastin konkret, fluturakja në fjalë nuk ka qenë e certifikuar për operime në CAT III B, dhe për pasojë nuk ka përmbushur kërkesat teknike për të realizuar aterrim në kushte të dukshmërisë së ulët, ndonëse aeroporti i Prishtinës e ka pasur kapacitetin teknik për ta mundësuar atë. Fluturakës në fjalë sipas kërkesave të ekupiazhit të saj, i janë dashur minimum 550 metra dukshmëri për aterrim, kushte të cilat aktualisht nuk mbizotrojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Prandaj, pamundësia për aterrim nuk ka qenë si pasojë e kufizimeve të aeroportit, por për shkak të mungesës së certifikimit të nevojshëm nga ana e operatorit ajror për procedura CAT III B”, tha Ujkani në një përgjigje për Express.

Ujkani shtoi se fluturimet tjera po zhvillohen normalisht. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement