Pamje pas plagosjes në Fushë Kosovë, i dyshuari ende në arrati - Gazeta Express
string(61) "pamje-pas-plagosjes-ne-fushe-kosove-i-dyshuari-ende-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

28/01/2023 14:40

Pamje pas plagosjes në Fushë Kosovë, i dyshuari ende në arrati

Lajme

Gazeta Express

28/01/2023 14:40

Një burrë ka plagosur një nënë dhe vajzën e saj në Fushë Kosovë.

T7 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, pak minuta pasi ka ndodhur rasti.

Lexo Edhe:

Policia ka identifikuar të dyshuarin, por që ende s’ka arritur ta arrestojë.

Ndryshe, rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, personi i dyshuar është identifikuar dhe se hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprime hetimore për arrestimin e tij dhe ndriçimin e plotë të rastit.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express