Pamje nga festa e Shqipërisë, qielli mbi "Air Albania" merr pamje mahnitëse - Gazeta Express
string(72) "pamje-nga-festa-e-shqiperise-qielli-mbi-air-albania-merr-pamje-mahnitese"

Pamje nga festa e Shqipërisë, qielli mbi “Air Albania” merr pamje mahnitëse

Sport

Gazeta Express

21/11/2023 0:33

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0

Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.

Pas ndeshjes u organizua një festë, me stafin e trajnerëve dhe futbollistët që dolën para tifozëve sërish.

Nga kjo festë nuk munguan as fishekzjarrët, që zbukuruan qiellin mbi “Air Albania”.

/Gazeta Express/