Pamje: LeBron James e godet me bërryl në fytyrë kundërshtarin, shkakton përleshje masive - Gazeta Express
string(86) "pamje-lebron-james-e-godet-me-berryl-ne-fytyre-kundershtarin-shkakton-perleshje-masive"

Basketboll

Gazeta Express

22/11/2021 10:22

Pamje: LeBron James e godet me bërryl në fytyrë kundërshtarin, shkakton përleshje masive

Basketboll

Gazeta Express

22/11/2021 10:22

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, u përjashtua nga ndeshja kundër Detroit Pistons të dielën, pasi e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin Isaiah Stewart, duke shkaktuar përleshje masive.

Ky është vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017 për fjalë të vrazhda ndaj gjyqtarit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Incidenti i së dielës ndodhi në çerekun e tretë kur Lakers po humbnin 78:66 në Detroit.

James e goditi me bërryl Stewarit duke luftuar për një top në ajër. Ndërhyrja e James shkaktoi ndërprerje të gjatë të ndeshjes.

Stewart, të cilit po i rridhte gjaku nëpër fytyrë, u tërbua fare dhe iu desh bashkëlojtarëve të tij ta mbajnë më forcë pasi po përpiqej ta sulmonte Jamesin në disa raste.

Edhe Stewart u përjashtua na ndeshja.

Lakers e fituan ndeshjen në fund me rezultat 121-116. /Gazeta Express/