Atletico Madridi arriti kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbrëmë.
Madrilenët eliminuan Barcelonën 3:2 me rezultat të përgjithshëm, duke avancuar tutje, shkruan Gazeta Express.
E njëri prej atyre që e përjetoi më shumë këtë ishte trajneri i Atleticos, Diego Simeone.
Gazetari Fabrizio Romano ka publikuar pamjet e tij pak sekonda para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.