Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka kërkuar falje për talljen që ia bëri rivalit të vet të Espanyolit, Nicolas Melamed, për kartonin e kuq që e kishte marrë ai në fund të barazimit 2:2 në derbin katalonas të dielën.
Tre lojtarë u përjashtuan në përballjen drithëruese që mbaroi pa fitues 2:2, me Luuk de Jong që e shënoi golin e barazimit dramatik për Barçën në frymën e fundit, raporton Gazeta Express.
Gerard Pique dhe Melamed u ndëshkuan me kartonë të kuq pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa Araujo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe e talli kundërshtarin gjatë ecjes në tunel.
Ronald Araújo ? pic.twitter.com/90bV5mvebq
— Juli Claramunt (@juliclaramunt) February 13, 2022
Kur Melamed u përjashtua nga fusha, Araujo i doli përballë për t’i bërë me gjeste se Espanyoli do të bjerë nga liga këtë sezon.
Araujo e ka pranuar se veprimi i tij ishte i pahijshëm dhe kërkoi falje në rrjetet sociale.
“Dëshiroj t’iu kërkoj falje të gjithë tifozëve të Espanyolit për gjestin e keq që e bëra sonte”, shkroi Araujo.
“E vlerësoj veten njeri të ndershëm me klubet rivale dhe tifozët e tyre, prandaj nuk ndihem krenar me atë që ndodhi”, shtoi ai. /Gazeta Express/
— Ronald Araujo (@RonaldAraujo_4) February 14, 2022