Pamje: Djokovici e godet me top në fytyrë edhe një gjyqtar tjetër - Gazeta Express
string(64) "pamje-djokovici-e-godet-me-top-ne-fytyre-edhe-nje-gjyqtar-tjeter"

Pamje: Djokovici e godet me top në fytyrë edhe një gjyqtar tjetër

Gazeta Express

06/10/2020 13:04

Novak Djokovicit i është futur frika në palcë kur topi i devijuar nga reketi i tij e qëlloi drejt e në fytyrë gjyqtarin e vijave në grand slamin e tenisit, French Open. Jo shumë kohë më parë, serbi u përjashtua nga një grand slam tjetër për arsye pak a shumë të njëjta.

33-vjeçari u përzë nga turneu amerikan US Open muajin e kaluar, pasi e qëlloi me top në fyt gjyqtaren e vijave duke e shfryer mllefin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por këtë herë – në fitoren në tri sete kundër Karen Khachanov – nuk pati mundësi që ai të përjashtohej sepse topi ishte në lojë dhe veprimi i tij nuk ishte i rrezikshëm apo i qëllimshëm.

“Shpresoj se ai është mirë”, tha Djokovic.

“Ai e përballoi këtë fuqishëm dhe guximshëm. Por e godita sepse isha shumë afër”, shtoi ai.

Numri një i botës, Djokovic u diskualifikua nga ndeshja e rundit të katërt kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, për shkak se e qëlloi aksidentalisht me top në fyt gjyqtaren e vijave pasi e humbi shërbimin në setin e parë.

Ky është Grand Slami i parë që prej atij incidenti dhe ishte një çast tjetër ankthi për serbin.

Për fatin e tij, gjyqtari nuk u lëndua dhe nuk pati dramë të njëjtë që ishte krijuar pas incidentit të Nju Jorkut.

“U ndjeva në siklet”, tregoi ai. /Gazeta Express/