Pamje: Davis e rifiton titullin e botës në WBA me nokaut brutal kundër Santa Cruzit - Gazeta Express
string(82) "pamje-davis-e-rifiton-titullin-e-botes-ne-wba-me-nokaut-brutal-kunder-santa-cruzit"

Pamje: Davis e rifiton titullin e botës në WBA me nokaut brutal kundër Santa Cruzit

Gazeta Express

01/11/2020 10:13

Gervonta Davis e ka rifituar titullin e botës në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA nga Leo Santa Cruz, të cilin e mposhti me një nokaut brutal në rundin e gjashtë në Teksas.

Davis ia dha një goditje dërrmuese me të majtën nga poshtë 32-vjeçarit nga Meksika, duke e hedhur në dysheme pandjenja, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ishte fitorja e 24-të e Davis nga 24 luftëra, ndërsa nokauti i parë për Santa Cruz.

Amerikani i pamposhtur u zotua se do të vazhdojë të luftojë për të dëshmuar se është më i miri në botë.

“Do të vazhdoj t’ua dëshmoj njerëzve në gjithë botën se unë jam më i miri”, tha Davis.

Davis e kishte lënë pezull titullin në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA vitin e kaluar në mënyrë që të kalonte një rang më lart në kategorinë e lehtë.

Santa Cruz, i cili u dërgua në spital pas meçit për kontroll, e kishte fituar këtë titull vitin e kaluar me vendim unanim kundër amerikanit Miguel Flores. /Gazeta Express/