Pamje: Blaydes e shkatërron Volkovin, vendos rekord duke e rrëzuar 14 herë - Gazeta Express
string(72) "pamje-blaydes-e-shkaterron-volkovin-vendos-rekord-duke-e-rrezuar-14-here"

Pamje: Blaydes e shkatërron Volkovin, vendos rekord duke e rrëzuar 14 herë

Gazeta Express

21/06/2020 10:24

Curtis Blaydes e ka vendosur një rekord të ri në kategorinë e rëndë në UFC, duke e rrëzuar plot 14 herë në rrugë drejt fitores me vendim unanim kundër Alexander Volkov në Las Vegas.

Blaydes, 29-vjeçar, i rrëzoi Volkovin hic më pak se 14 herë, herën e parë vetëm 10 sekonda pasi kishte nisur meçi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Amerikani e mbizotëroi rusin pesë runde sa zgjati lufta, duke e regjistruar fitoren e 14-të në karrierë. Ai i ka edhe dy humbje, po ashtu.

Blaydes fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve 49-46, 48-47 dhe 48-46.

“Unë fitova. Nuk ka pjesë e imja që nuk ndihet e lumtur tani”, tha Blaydes pas meçit

“Mund ta bësh këtë pyetje nga gjashtë kënde të ndryshme. Nuk ka pjesë e imja që nuk është e lumtur. E ngrita dorën. Jam i lumtur”, shtoi ai.

Rekordi i mëparshëm për rrëzime brenda një meçi në UFC mbahej nga Cain Velasquez, i cili i kishte regjistruar 11 sosh kundër Junior dos Santos më 2012. /Gazeta Express/