Pamja shokuese e The Weeknd në videoklipin e tij më të ri! - Gazeta Express
string(57) "pamja-shokuese-e-the-weeknd-ne-videoklipin-e-tij-me-te-ri"

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 11:13

Pamja shokuese e The Weeknd në videoklipin e tij më të ri!

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 11:13

Këngëtari i njohur The Weeknd mori vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMA-s pasi u shfaq me shenja në fytyrë.

Këngëtari i cili mori në shtëpi çmimin “Videoja më e mirë e vitit R&B” për “Blinding lights” dukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku.

Lexo Edhe:

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, u shfaq me këtë look edhe kur ai interpretoi në “Saturday Night Live” në mars. 

30-vjeçari, ka vendosur të shfaqet me të njëjtin look si tek kopertina e albumit “After Hours,” që është shkëputur nga kënga “Blinding Lights”.

Për më tepër, The Weeknd shokoi publikun me pamjen e tij në videoklipin e ri të titulluar “Save your tears”.

Këngëtari u shfaq në videon shqetësuese me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.

Ndërkaq videoja e gjatë katër minutëshe fillon me këngëtarin duke kënduar në skenë për një turmë të maskuar.