Pajaziti i PDK-së për deklaratën e Agim Bahtirit: Protagonizëm politik - Gazeta Express
string(69) "pajaziti-i-pdk-se-per-deklaraten-e-agim-bahtirit-protagonizem-politik"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:26

Pajaziti i PDK-së për deklaratën e Agim Bahtirit: Protagonizëm politik

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:26

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se PDK-ja i ka qëndrimet e qarta se preferojnë bashkëpunim qeverisës me paritë e ish-opozitës.

Në një intervistë për rtv21 tha se LVV-ja është duke e penguar që ish-opozita ta krijoj një shumicë.

‘’PDK-ja përherë ka qenë një hap para për ti dhënë shtytje proceseve në të gjitha fazat, por në këtë periudhë nuk është  në dorën tonë. PDK-ja i ka qëndrimet e qarta. Ne nuk kemi bërë asnjë hap që do ta pengonte partinë e parë që doli nga zgjedhjet e fundit që ajo ti krijoj institucionet siç ia garanton Kushtetuta. Ne nuk e kuptojmë pengesën që ka kjo parti për ti dhënë mandatin ish-opozitës për të krijuar një opsion tjetër. Siç e dini, e kemi thënë hapur që preferojmë një Qeveri nga ish-opozita. Ne pretendojmë që nëse vije ajo kohë në do të bëjmë përpjekjet që ta bëjmë atë”, tha Pajaziti.

Pajaziti, po ashtu tha se PDK-ja nuk ka kërkesë për koordinim nga LVV-ja për ndërtimin e institucioneve të ardhshme.

’Ne kemi shkuar në takime kur është ftuar lideri i partisë, Memli Krasniqi nga zoti Kurti. Nuk ka pas diçka konkrete, ndonjë kërkesë për t’u koordinuar për krijimin e institucioneve. As sot PDK-ja nuk ka ndonjë thirrje, ndonjë kërkesë për koordinim. Pra, nuk është që ne kemi thënë që nuk duam të bëjmë koalicion me LVV-në. Situata reale është se partia që është në pushtet nuk ka dhënë kërkese”., u shpreh Pajaziti.

Zyrtari i lartë i PDK-së nuk ka preferuar që të komentojë deklarimet e deputetit të LVV-së, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se do të largohej nga LVV-ja nëse ky subjekt arrin marrëveshje koalicioni me PDK-në. Pajaziti i ka quajtur deklarime për protagonizëm politik.

‘’Këto janë deklarime personale të ndonjë deputeti që herë pas here del për protagonizëm personal që nuk mund ta adresojë një qëndrim të qartë të partisë në pushtet që dëshiron që e vetme të qeverisë. PDK-ja nuk ka asnjë lloj arsye apo interes që të mendoj se mund të bëhet tutje më LVV-në”