Në Venecia kanë nisur që të mblidhen të ftuarit në dasmën e shumëpërfolur të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez
Në Venecia kanë nisur që të mblidhen të ftuarit në dasmën e shumëpërfolur të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
Mes tyre janë edhe Orlando Bloom dhe Kim Kardashian, të cilët kanë shijuar ribashkimin miqësor në qytetin italian.
Aktori i famshëm ka mbërritur në Venecia si ‘beqar’ pasi është ndarë nga partnerja e tij, këngëtarja Katy Perry.


“Daily Mail” shkruan se 48-vjeçari nuk humbi kohë që ti jepte disa puthje në ajër yllit televiziv.
Kujtojmë se dyshja ka një histori, pasi Orlando është kapur duke ‘shikuar’ të pasmet e famshme të Kim gjatë një eventi me Katy-n, vitin e kaluar.




Imazhi në fjalë u bë menjëherë viral, por Katy në atë kohë reagoi duke qeshur ndaj çdo skandali që u tha në lidhje me këtë, duke thënë se ajo e ‘miratonte’ sjelljen e partnerit të saj.
Ndërkohë në fotografitë e publikuara nga “Daily Mail”, 48-vjeçari shfaqet i veshur me një jelek të zi që i nxirrte në pak krahët, si dhe një palë pantallona të shkurta.
Nga ana tjetër, Kim mban veshur një fustan të gjatë të zi. Ajo e kombinoi veshjen me çizme lëkure gjarpri dhe syze të mëdha, ndërsa hoqi një bluzë me kapuç të zi nga supet.


Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...