Pacolli: Afganistani më njoftoi se nuk merr pjesë në ceremoninë e Nobelit - Gazeta Express
string(72) "pacolli-afganistani-me-njoftoi-se-nuk-merr-pjese-ne-ceremonine-e-nobelit"

Gazeta Express

09/12/2019 21:44

Pacolli: Afganistani më njoftoi se nuk merr pjesë në ceremoninë e Nobelit

Gazeta Express

09/12/2019 21:44

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka marrë konfirmim nga Afganistani që nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel.

Sipas një njoftimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ky bojkot vjen pasi shkrimtari Peter Handke mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit.

Lexo Edhe:

“Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, sonte kam marrë një telefonatë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman i cili më njoftoi se ai ka udhëzuar Ambasadorin e tyre në Suedi që të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit”, ka shkruar ai.

Në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave në Suedi për ndarjen e çmimeve Nobel nuk do të marrë pjesë as Maqedonia e Veriut, Kroacia, Shqipëria dhe Turqia.

Kryediplomati kosovar ka falëndëruar Maqedoninë  e Veriut për këtë vendim.

“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Tëitter.

Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, të gjitha këto shtete kanë deklaruar se është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e liderit kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve të ’90-ta.