Pa fitues në derbin Inter-Napoli - Gazeta Express
string(32) "pa-fitues-ne-derbin-inter-napoli"

Futboll

Gazeta Express

11/01/2026 22:49

Pa fitues në derbin Inter-Napoli

Futboll

Gazeta Express

11/01/2026 22:49

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Interit dhe Napolit, i vlefshëm për javën e njëzetë të Serie A.

Di Marco kaloi Interin në epërsi në minutën e 9-të të ndeshjes.

Në minutën e 26-të, Scott McTominay barazoi shifrat pas asistit nga Elmas.

Hakan Çalhanoğlu e riktheu Interin në avantazh me një penallti në minutën e 73-të, duke i dhënë epërsi zikaltërve.

Megjithatë, vetëm 8 minuta më vonë, McTominay shënoi golin e tij të dytë personal, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2 dhe duke i dhënë një pikë Napolit.

Me këtë barazim, Interi kryeson tabelën me 43 pikë, tre më shumë se Milani dhe katër më shumë se Napoli, i cili renditet në vendin e tretë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement