OVL UÇK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV: Bashkohuni me ta - Gazeta Express
string(75) "ovl-uck-mbeshtet-protesten-e-studenteve-shqiptare-ne-rmv-bashkohuni-me-ta-2"

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 11:13

OVL UÇK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV: Bashkohuni me ta

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 11:13

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i ka dalë në mbështetje protestës së sotme të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Sipas OVL UÇK, kauza e tyre është e drejtë.

“OVL UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë”, thuhet në njoftimin e organizatës. .

Sipas tyte, shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta. Kërkojmë që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte. Dinjiteti shqiptar nuk negociohet”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement