Nga mesnata priten çmime të reja të karburanteve – KRR vendos sot për benzinën dhe naftën - Gazeta Express
string(87) "nga-mesnata-priten-cmime-te-reja-te-karburanteve-krr-vendos-sot-per-benzinen-dhe-naften"

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 11:18

Nga mesnata priten çmime të reja të karburanteve – KRR vendos sot për benzinën dhe naftën

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2026 11:18

Komisioni Rregullator i Energjisë pritet që gjatë ditës së sotme të publikojë çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat zakonisht hyjnë në fuqi nga mesnata.

Vendimi vjen pasi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të zgjasë masat antikrizë për karburantet deri më 1 qershor, me qëllim stabilizimin e çmimeve dhe lehtësimin e barrës financiare për qytetarët dhe bizneset.

Me vazhdimin e këtyre masave, në fuqi mbeten TVSH-ja e reduktuar për karburantet, si dhe akcizat e ulëta për benzinën dhe naftën. Sipas autoriteteve, kjo pritet të ndihmojë në ruajtjen e çmimeve më konkurruese në raport me vendet e rajonit.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjatja e masave është e domosdoshme për të mbrojtur standardin e qytetarëve në kohën kur tregjet globale të energjisë vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme.

Qytetarët dhe kompanitë tani presin vendimin e ri të KRR-së, i cili do të përcaktojë nëse karburantet do të shtrenjtohen apo lirohen nga mesnata.

Advertisement
Advertisement
Advertisement