Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar se kanë vizituar sot Mullirin e fshatit Graboc të Poshtëm një trashëgimi qindra vjeçare që ka ushqyer me bukë misri shumë familje shqiptare ndër breza.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë kësaj vizite është pritur nga Ekrem Berisha, i cili prej vitesh vazhdon të ruaj dhe të zhvillojë këtë traditë.
“Sot vizituam Mullirin e Fshatit Graboc i Poshtëm, një trashëgimi qindra vjeçare që ka ushqyer me bukë misri shumë familje shqiptare ndër breza.Tek Ekrem Berisha kjo traditë vazhdon me përkushtim, duke e bërë mullirin një nga më të mirët në vend.Premtoj mbështetje për ruajtjen dhe forcimin e këtyre vlerave që janë pasuri e gjithë popullit tonë.Fushë Kosova PËRTEJ”, ka shkruar Osmani.