Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Rama ka thënë se KFOR është garancia për stabilitet e paqe në Kosovë dhe rajon.
“Për më shumë se dy dekada, KFOR është garancia e paqes, sigurisë dhe stabilitetit për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Rama.
Ai ka falënderuar gjeneralin Barduani për shërbimin.
“Mirënjohje për Gjeneralmajor Enrico Barduani për shërbimin e tij dhe urime Gjeneralmajor Özkan Ulutaş në detyrën e re si komandant i KFOR-it.
Bashkë vazhdojmë rrugën e sigurisë dhe partneritetit”, tha Rama.
I pari i kryeqytetit tha se angazhimi i KFOR, është garanci për të ardhme të qetë.
“Ky angazhim është garancia më e fortë për një të ardhme të qetë dhe të sigurt për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Përparim Rama.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...