Pushteti thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me shmangie procedure duan shqyrtimin e dytë për Byronë - Gazeta Express
string(110) "pushteti-therret-seance-te-jashtezakonshme-te-kuvendit-me-shmangie-procedure-duan-shqyrtimin-e-dyte-per-byrone"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 20:42

Pushteti thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me shmangie procedure duan shqyrtimin e dytë për Byronë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 20:42

Nesër seancës e jashtëzakonshme, në rend dite 5 projektligje që lidhen me Byronë për konfiskim, energjinë e luftimin e financimit të terrorizmit

Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 12:00.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve.

‘’5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit’’, thuhet mes tjerash në njoftim

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,

5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement