Osmani pas betimit si deputete: Po rikthehemi te tempulli i demokracisë dhe përgjegjësia për t’i shërbyer Kosovës - Gazeta Express
string(111) "osmani-pas-betimit-si-deputete-po-rikthehemi-te-tempulli-i-demokracise-dhe-pergjegjesia-per-ti-sherbyer-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 16:20

Osmani pas betimit si deputete: Po rikthehemi te tempulli i demokracisë dhe përgjegjësia për t’i shërbyer Kosovës

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 16:20

Deputetja e LDK’së, ish-presidentja Vjosa Osmani, pas betimit si deputete tha se po rikthehet te “tempulli i demokracisë”.

“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”.

Kuvendi sot nuk u konstituua pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për bisedimet për Presidentin, kërkesë që iu aprovua nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili vendosi të shtyjë seancën.

LDK ka thënë se do të vazhdojë bisedimet me Vetëvendosjen, por se ka dallime për çështjen e Presidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement