Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla takohen për të biseduar rreth dialogut me Serbinë dhe politikës së jashtme - Gazeta Express
string(107) "osmani-kurti-konjufca-e-gervalla-takohen-per-te-biseduar-rreth-dialogut-me-serbine-dhe-politikes-se-jashtme"

Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla takohen për të biseduar rreth dialogut me Serbinë dhe politikës së jashtme

Lajme

Gazeta Express

07/02/2022 21:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar në një postim në Facebook se është takuar me Kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Osmani ka thënë se në këtë takim koordinues për politikën e jashtme është folur për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës si dhe për dialogun me Serbinë.

Lexo Edhe:

“Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, shkruan Osmani.