OSBE për RTK-në: Qeveria të ndërmarrë hapat për të kapërcyer situatën - Gazeta Express
string(68) "osbe-per-rtk-ne-qeveria-te-ndermarre-hapat-per-te-kapercyer-situaten"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 13:41

OSBE për RTK-në: Qeveria të ndërmarrë hapat për të kapërcyer situatën

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 13:41

Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se po vazhdon të ndjekë nga afër situatën me Radiotelevizionin e Kosovës, derisa i kanë bërë thirrje qeverisë në detyrë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kapërcyer këtë situatë dhe për të siguruar vazhdimësinë e operimit të RTK-së.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur Radio Televizionin e Kosovës për më shumë se dy dekada dhe vazhdon ta ndjekë nga afër situatën aktuale. Ne i vlerësojmë përpjekjet e fundit të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryetarit të Kuvendit Dimal Basha për të identifikuar një rrugë konstruktive përpara. Është e rëndësishme që Qeveria kujdestare të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kapërcyer situatën e menjëhershme dhe për të siguruar vazhdimësinë e operimit të RTK-së. Stabiliteti dhe funksionimi i RTK-së ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e më shumë se 700 punonjësve dhe familjeve të tyre”, thuhet në përgjigjen e këtij misioni për RTK-në.

Sipas tyre, në zgjedhjet e reja të planifikuara për 28 dhjetor 2025, është veçanërisht e rëndësishme të ketë një transmetues publik funksional dhe të financuar në mënyrë adekuate që u shërben të gjitha komuniteteve.

“Pasi të jetë konstituuar përbërja e re e Kuvendit, do të jetë thelbësore të miratohet një zgjidhje afatgjatë, e pavarur dhe e qëndrueshme e financimit që garanton stabilitetin e transmetuesit publik. Misioni i OSBE-së inkurajon të gjithë aktorët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar zgjidhje si afatshkurtra ashtu edhe afatgjata, të cilat mbështesin një transmetues publik të pavarur dhe profesional për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e këtij misioni për RTK-në.