string(106) "orizi-ia-humb-karrigen-ministrit-te-bujqesise-ne-japoni-dorehiqet-pas-komentit-per-ushqimin-baze-te-vendit"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 10:45

Orizi ia humb karrigen ministrit të Bujqësisë në Japoni, dorëhiqet pas komentit për ushqimin bazë të vendit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 10:45

Ministri i Bujqësisë në Japoni është detyruar të japë dorëheqje të mërkurën, pas reagimeve politike të shkaktuara nga një koment i tij se “nuk kishte nevojë të blinte oriz, pasi e merrte dhuratë nga mbështetësit”.

Sipas AP, komenti i ministrit dhe dorëheqja e tij vijnë në një kohë kur populli japonez po përballet me çmime rekord të ushqimit bazë në vend – orizit.

Raportohet se deklarata e ministrit Taku Eto, e bërë në një seminar të Partisë Liberal Demokratike të dielën, u konsiderua nga shumë japonezë si jashtë realitetit ekonomik, duke krijuar kështu hapësirë për krijim të problemeve të mëtejshme për partinë në pushtet para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në korrik.

I pyetur nga gazetarët për komentin për orizin, raportohet se Eto ka thënë që ka bërë një “koment jashtëzakonisht të papërshtatshëm në një kohë kur konsumatorët po vuajnë nga çmimet e larta të orizit”. Ndërkohë, duke dashur të sqarojë deklaratën e tij, ai është shprehur se në fakt blen oriz të bardhë vetë dhe nuk jeton nga dhuratat, por komenti i tij kishte të bënte me orizin kaf, që donte ta promovonte për shkak se mund të dilte më shpejt në treg.

Bëhet e ditur se muajt e fundit, qeveria ka hedhur në treg tonelata orizi nga rezervat emergjente të vendit, megjithatë, sipas të dhënave të ministrisë së bujqësisë, kjo nuk ka sjellë ndonjë efekt të madh.

Sa i përket ministrit të dorëhequr, njoftohet se kryeministri japonez e ka zëvendësuar me ish-ministrin popullor të Mjedisit, Shinjiro Koizumi – djali i një ish-kryeministri – duke theksuar përvojën e tij në politikat bujqësore dhe të peshkimit, si dhe entuziazmin për reforma.