Organizata që përfaqëson 600 mijë profesionistë të medias në botë reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure - Gazeta Express
string(136) "organizata-qe-perfaqeson-600-mije-profesioniste-te-medias-ne-bote-reagon-ndaj-kpm-se-qe-gjobiti-mediat-ne-kosove-kjo-eshte-forme-censure"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 14:00

Organizata që përfaqëson 600 mijë profesionistë të medias në botë reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 14:00

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Zuliana Lainez ka dërguar mesazh mbështetje për gazetarët dhe mediat në Kosovë që kanë qenë subjekt i gjobave nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Ajo, në mesazhin e publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se në demokraci nuk mund të ketë censurë ndaj mediave kritike.

“Dua të konfirmoj mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për gazetarët në Kosovë dhe për organizatën tonë anëtare. Për ne, asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar, respektimin e lirisë së shtypit dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj mediave që janë kritike, sepse kjo është një formë censure. Demokracia ka nevojë për gazetari të lirë. Solidaritet me kolegët tanë”, tha Lanez.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përfaqëson rreth 600,000 profesionistë të medias nga 187 sindikata dhe shoqata në më shumë se 140 vende të botës.

Gjatë një mbledhjeje të para disa ditëve, Komisioni i Pavarur i Mediave ka shqiptuar gjoba ndaj disa mediave lidhur me raportimin gjatë zgjedhjeve të shkurtit 2025.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka thënë se KPM-ja kështu “synon t’i disiplinojë mediat dhe ta dirigjojë politikat redaktoriale të tyre, e që është goditje e papranueshme për lirinë e medias dhe të shprehjes në Kosovë”,

Ai ka thënë se ky është “vërtetim i kapjes së këtij institucioni nga Vetëvendosje”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement