Orari i Kosovës në turneun e 3x3 në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(51) "orari-i-kosoves-ne-turneun-e-3x3-ne-fiba-europe-cup"

Basketboll

Gazeta Express

25/06/2021 17:57

Orari i Kosovës në turneun e 3×3 në FIBA Europe Cup

Basketboll

Gazeta Express

25/06/2021 17:57

Ekipet e Kosovës në 3×3 janë të gatshme për turneun kualifikues në FIBA Europe Cup. Ekipet e Kosovës do të garojnë të dielën.

Tek meshkujt Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Kosovën te meshkujt do ta përfaqësojnë Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena. Dy skuadrat e para të çdo grupi do të kualifikohen tutje.

Lexo Edhe:

Kosova ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Hungarisë, të dielën nga ora 10:25, sfidën e dytë ndaj Britanisë së Madhe nga ora 12:55 dhe përballjen e tretë ndaj Ukrainës nga ora 17:40.

Tek femrat, Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë. Kjo është hera e parë që Kosova do të garojë në konkurrencën e femrave në këtë garë ndërkombëtare. Kosovën do ta përfaqësojnë Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.

Ndeshjen e parë vashat tona do ta kenë ndaj Bjellorusisë nga ora 11:15 dhe takimin e dytë ndaj Estonisë nga ora 13:45.

Ekipet kombëtare të Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.

Ekipet te meshkujt dhe femrat janë nën përkujdesjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që do të thotë se FBK do të mbulojë të gjitha shpenzimet rreth udhëtimit, akomodimit, si dhe të gjitha shpenzimeve të tjera që kanë të bëjnë me paraqitjen e Përfaqësueseve të Kosovës 3×3 në Rumani.