Onana: Barcelona është shtëpia ime, do të kthehem nëse më duhet - Gazeta Express
string(61) "onana-barcelona-eshte-shtepia-ime-do-te-kthehem-nese-me-duhet"

Gazeta Express

15/04/2020 20:55

Onana: Barcelona është shtëpia ime, do të kthehem nëse më duhet

Gazeta Express

15/04/2020 20:55

Anre Onana ka reaguar ndaj thashethemeve se ai do të kthehet në Barcelonë në të ardhmen, duke thënë se e ka të vështirë ta dijë të ardhmen, por duke e pranuar se e ndiej klubin katalonas shtëpi të veten.

Portieri i talentuar u rrit në akademinë e Barcelonës para se të largohej në vitin 2015 për t’iu bashkuar Ajaxit, ku është bërë zgjedhja e parë e trajnerit Erik ten Hag, transmeton Gazeta Express.

“Është e vështirë ta di”, ka thënë Onana për Canal+ i pyetur për të ardhmen.

“Barcelona është shtëpia ime dhe, nëse më duhet të kthehem atje, do të kthehem”, shtoi ai.

“Ama jemi larg kësaj. Unë jam portier i Ajaxit dhe do ta shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement